Lidhje

Bush:"Kriza bërthamore në Azinë Jugore ende aktive" - 2002-01-08


Presidenti Bush thotë se kriza bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit nuk është shuar ende dhe thekson se kërkon që presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, të intensifikojë goditjen kundër ekstremistëve islamikë.

Zoti Bush shprehu dje bindjen se mund të gjendet një mënyrë për të zgjidhur pa luftë gjendjen e tensionuar ushtarake mes Pakistanit dhe Indisë. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara po punojnë që të bindin të dy palët të zgjidhin problemet që kanë mes tyre pa konflikt.

Presidenti Bush i bëri këto komente në Uashington pasi gjenerali Musharaf tha në Islamabad se Pakistani i dënon të gjitha format e terrorizmit.

Deklarata e udhëheqësit pakistanez shikohet se një dënim i ashpër i ekstremsitëve islamikë që nga sulmi i rëndë terrosit në palamenitn e Indisë në muajin dhjetor. India akuzon për sulmin ekstremistët myslimanë me bazë në Pakistan. India nuk ka reaguar ende ndaj deklaratës së gjeneralit Musharaf, por ka kërkuar më parë që udhëheqësi pakistanez ta dënonte publikisht terrorizmin.

Zoti Musharaf tha se Pakistani po bashkëpunon plotësisht në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Ai tha se do të publikojë hollësi të reja të masave kundër terrorizmit në fjalimin e tij televiziv për mbarë vendin që do të mbajë brenda disa ditësh.

Britania e Madhe e mirëpriti deklaratën e zotit Musharaf. Para se të largohej dje nga Islamabadi, Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se India dhe Pakistani duhet të realizojnë një proces të mirëfilltë, siç u shpreh ai, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe.

XS
SM
MD
LG