Lidhje

Pakistani lejon kalimin e trupave amerikane - 2002-01-08


Krye-komandanti i operacioneve luftarake amerikane në Afganistan, gjenerali Tommy Franks, thotë se Pakistani ka rënë dakord të lejojë trupat amerikane të kalojnë kufirin për të ndjekur të arratisurit talebanë dhe të rrjetit Al-Kaida.

Gjenerali Franks i bëri këto komente dje me agjencinë e lajmeve Associated Press në selinë e tij të komandës qëndrore në Florida. Ai shtoi se Pakistani ka ndërmarë hapa të pazakontë për të mbështetur operacionet e forcave amerikane për të gjetur, kapur ose vrarë Osama Bin Ladenin dhe ndihmësit e tij të lartë.

Gjenerali amerikan tha se ka ende bindjen se Osama Bin Ladeni, operativët e lartë të grupit të tij Al-Kaida dhe udhëheqësit taleban do të gjehen. Ai shtoi se qeveria e përkohshme afgane e Hamid Karzait ka objektiva të njëjta me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ka bashkëpunuar plotësisht që kur mori pushtetin në muajin dhjetor.

XS
SM
MD
LG