Lidhje

Kapen 800 kg marijuane në Slloveni - 2002-01-09


Autoritetet Slovene kanë kapur një sasi prej 800 kilogramësh marijuane të fshehur në një ngarkesë që e kishte pikënisjen në portin e Durrësit. Droga ishte paketuar dhe futur në një kontenier të mbushur me gjethe gështenjash, që përdoren në industrinë e ngjyrosjes. Ajo u zbulua në portin slloven të Koper-it. Zëvendës shefi i policisë së Koper-it, Marijan Edhatic tha se marijuana ishte e destinuar për në tregjet e narkotikëve në Evropën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG