Lidhje

Powell përpiqet të qetësojë rivalët - 2002-01-10


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell do të vizitojë Indinë dhe Pakistanin javën e ardhshme në një përpjekje tjetër për të pakësuar kërcënimin e një lufte midis dy rivalëve bërthamorë. Sekretari Powell i cili ka qënë i përfshirë në bisedime intensive telefonike me udhëheqësit indian dhe pakistanez, thotë se shpreson që udhëtimi i tij do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në rrugë paqësore.

Duke folur pas bisedimeve në Washington me ministrin e brendshëm indian L-K Advani, zoti Powell tha se një zgjidhje diplomatike duhet të përfshijë dënimin e prerë të terrorizmit të çdo lloji. Ai tha se presidenti i Pakistanit ka ndërmarrë veprime të konsiderueshme kundër grupeve ekstremiste me bazë në Pakistan, që India i fajëson për sulmin terrorist të dhjetorit në parlamentin e saj. Por sekretari Powel tha se ka vend për marjen e masave të tjera.

XS
SM
MD
LG