Lidhje

Robër lufte dërgohen në bazën Guatanamo - 2002-01-11


Grupi i parë i rëbërve talebanë dhe të Al-Qaidës u largua nga Afganistani në bordin e një aeroplani amerikan transporti dhe është drejtuar për në bazën detare amerikane në Guatanamo të Kubës.

Aeroporti i Kandaharit u sulmua nga forca të panjohur mbrëmë vonë, ndërkohë që avioni me robër po ngrihej nga pista. Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se forcat sulmuese arritën të depërtonin në perfirinë e bazës, por pas një luftimi të shkurtër, baza u sigurua plotësisht.

Komanda qendrore amerikane njofton se nuk pati asnjë humbje në radhët e forcave amerikane dhe se as kundër avionit nuk u hap zjarr. 20 të burgosur me maska dhe pranga ishin në bordin e avionit, i cili vazhdon udhëtimin për në Kubë.

Pentagoni njëftoi se për arsye sigurimi, nuk do t’i bëjë të njohura hollësitë e operacionit, por do të njoftojë kur të burgosurit të arrijnë në bazën amerikane detare në Kubë.

Deri në fillim të këtij operacioni, forcat ushtarake amerikane kishin mbledhur më shumë se 350 robër lufte në aeroportin e Kandaharit. Pentagoni nuk ka bërë të ditura planet për dërgimin e të burgosurve të tjerë në bazën detare në Kubë.

Po dje, qeveria e përkohshme afgane tha se po përpiqet të përcaktojë nëse vendimi i një guvernatori krahinor afgan për të liruar shtatë zyrtarë të lartë talebanë të kapur, të cilët kërkoheshin nga Shtetet e Bashkuara, ishte i përshtatshëm.

XS
SM
MD
LG