Lidhje

Gjenerali indian Padmanabhan:"Gjendje serioze në kufi" - 2002-01-11


Shefi i ushtrisë së Indisë, gjenerali Sunderajan Padmanabhan, tha se një gjendje serioze ekziston në kufirin indiano-pakistanez, ku të dyja vendet kanë shtuar trupat dhe mjetet ushtarake që prej sulmit terrorist të muajit të kaluar kundër parlamentit indian. Duke folur sot në një konferencë shtypi në New Delhi, gjenerali Padmanabhan tha se India është plotësisht e përgatitur të fillojë luftën, në se qeveria merr këtë vendim. Ai tha se India nuk synon të përdorë e para armët bërthamore, por do të hakmerrej ashpër në përgjigje të një sulmi të tillë. Ai i bëri gjithashtu thirrje Pakistanit që të bëjë më shumë për të parandaluar veprimtaritë e ekstremistëve islamikë anti-indianë. Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf pritet të njoftojë brënda pak ditësh planet e tij me masat për të kontrolluar grupet ekstremiste islamike.

XS
SM
MD
LG