Lidhje

Musharraf: jo veprimtari terroriste në Pakistan (13 janar) - 2002-01-12


Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, thotë se nuk do të lejojë

Në një fjalim të shumëpritur, gjenerali Musharaf tha dje se po jepte urdhër për mbylljen e 5 organizatave ekstremiste myslimane, përfshirë dy grupet që India fajëson për sulmin e muajit të kaluar parlamentit indian, Xhaish-i-Muhamed dhe Lashkar-i-Toiba.

Gjenerali Musharaf tha gjithashtu se asnjë grup nuk mund të shfrytëzojë mosmarrëveshjen e Pakistanit me Indinë rreth Kashmirit si shkas për veprimtari terroriste. Mirëpo, ai tha gjithashtu se Pakistani nuk do të ekstradojë asnjë nga shtetasit pakistanezë, të cilët përfshihen në listën e 20 personave të dyshuar si terroristë që kërkohen nga India.

Gjenerali Musharaf tha se kërkon ta zgjidh çështjen e Kashmirit me Indinë në mënyrë paqesore. Mirëpo, në të njëjtën kohë ai paralajmëroi New Delhin që të mos kalojë kufirin, duke thënë se inkursioni indian do të ndeshet me tërë forcën e Pakistanit.

Zyrtarë indian thanë se New Delhi do të japë përgjigjen e tij gjatë ditës së sotme. Një zyrtarë i Departamentit amerikan të Shtetit e mirëpriti fjalimin e gjeneralit Muisharaf, duke thënë se pasqyron një shkëputje të qartë nga dhuna e së kaluarës dhe vë bazat për uljen e tensionit.

XS
SM
MD
LG