Lidhje

Opozita maqedonase pritet të propozojë zgjedhje të parakohshme (16 janar) - 2002-01-15


Opozita maqedonase pritet të propozojë zgjedhje të parakohshme në Maqedoni për në muajin maj të këtij viti. Partia e kryeministrit Georgievski kërkon që të plotësohen disa kushte, ndërkohë që blloku shqiptar thekson se para se të bëhen zgjedhjet e parakohshme duhet të miratohet paketa e ligjeve që pason ndryshimet kushtetuese. Lidhur me këtë çështje, zyrtarët ndërkombëtarë në Shkup, thonë se para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë.

XS
SM
MD
LG