Lidhje

Putin në Poloni - 2002-01-17


Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Poznan në përfundim të një vizite dy ditore në Poloni. Presidenti Putin dhe presidenti polak Aleksander Kvashnievski po marrin pjesë në një forum ekonomik për shtimin e bashkëpunimit tregëtar dypalësh. Pas bisedimeve të djeshme me presidentin Kvashnievski në Warshavë, presidenti Putin tha se marrëdhëniet ruso-polake po hyjnë në një fazë të re. Presidenti polak theksoi dëshirën e vendit të tij për marrëdhënie më të ngushta me Rusinë. Vizita e presidentit Putin në Poloni shihet si një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe që shënuan pikën e tyre më të ulët pas hyrjes së Polonisë në Nato tre vjet më parë.

XS
SM
MD
LG