Lidhje

Bushi dënon dhunën (19 janar) - 2002-01-19


Presidenti Bush dënoi ashpër sulmin terrorist të ditës së enjte në Izrael, që duket se ka nxitur një valë të re dhune në rajon, që çoi në shkatërrimin e stacionit të trasnmetimeve palestineze. Sulmi i ditës së enjte në Izrael, që u krye nga një palestinez i armatosur, shkaktoi vdekjen e 6 izraelitëve dhe plagosjen e të paktën 30 të tjerëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se presidenti Bush i bëri përsëri thirrje udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, që të mbajë zotimin për shpërbërjen e organizatave terroriste arabe. Presidenti tha se zoti Arafat duhet të tregojë vullnetin dhe aftësinë për të ndaluar veprimtarinë terroriste.

Edhe Bashkimi Evropian i tha zotit Arafat se është e nevojshme që ai të ndërmarrë veprime të menjëhershme të vendosura për të dënuar persdonat përgjegjës për sulmin e ditës së enjte. Shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Havier Solana, tha se veprimet kundër Izraelit nuk u shërbejnë interesave të popullit palestinez.

Grupi i armatosur Martirët e Urës al-Aksa, që ka lidhje me lëvizjen Fatah të zotit Arafat, mori përgjegjësinë për sulmin e ditës së enjte, duke thënë se sulmi u krye në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e anëtarëve të tij nga ana e Izraelit.

XS
SM
MD
LG