Lidhje

Vullkani në Kongo (19 janar) - 2002-01-19


Llava e shkrirë nga shpërthimi i një vullkani, vazhdon të rrjedhë përgjatë Gomes, në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po merr masat të ndihmojë të paktën 400 mijë refugjatë. Pjesa më e madhe e qytetit është shkrumbuar nga një lumë i gjerë llave që ka rrjedhur nga mali Nyiragongo që të enjten. Të paktën 45 persona mendohet të kenë vdekur, por zyrtarët druhen se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh. Refugjatë nga Goma kanë mbushur agjencitë e ndihmave në qytetin fqinjë të Gisenyi, në Rwanda. Vullkani ka kohë që trondit rregullisht rajonin me tërmete të fuqishme. Kombet e Bashkuara kanë dërguar 36 tonë ushqime, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë premtuar se do të japin ndihmë humanitare.

XS
SM
MD
LG