Lidhje

Kosovë: plagoset një pjesëtar i TMK-së - 2002-01-21


Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara thotë se një shpërthim i fuqishëm plagosi rëndë një pjesëtar i Trupave Mbrojtëse në Kosovë.

Zëdhënësi tha se nga shpërthimi, që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e oficerit në Gjakovë, u plagosën rëndë edhe e shoqja dhe dhe fëmija e tij.

Zëdhënësi tha se mendon që në shtëpinë e oficerit ishte vendosur një bombë-kurth.

Të tre pjesëtarët e familjes janë shtruar në spital. Thuhet se e shoqja e tij humbi njërën prej këmbëve nga shpërthimi.

XS
SM
MD
LG