Lidhje

Alain Le Roi: "Heqja e postoblloqeve policore - paralel me patrullimin e policisë" - 2002-01-22


I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Alain Le Roi, tha mbrëmë në Shkup se postoblloqet policore në ish-zonat e krizës do të hiqen paralel me patrullimin 24-orësh të policisë në to. Ai konfirmoi gjithashtu se plani për rikthimin e policisë në zonat në fjalë do të pësojë ndryshime.

Në një zhvillim tjetër, qeveria e Maqedonisë pritet të shqyrtojë projekt-ligjin për vetëqeverisjen vendore, për të cilin partitë kanë rënë tashmë dakord.

XS
SM
MD
LG