Lidhje

Bushi: Amerika objekt sulmesh (25 janar) - 2002-01-24


Presidenti Bush ka propozua pothuajse të dyfishojë fondet që qeveria amerikane shpenzon për sigurinë e brendshme, duke thënë se vendi vazhdon të jetë objet sulmesh. Në një fjalim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë dje para kryetarëve të bashkive të vendit, presidenti Bush tha se planifikon t’i kërkojë kongresit rreth 38 miliardë dollarë për buxhetin e tij të ri të vitit 2003.

Ai tha se fondet do të përdoren kryesisht për të përforcuar forcat policore vendore, zjarrfikësat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, dhe është fillimi një nisme që do vazhdojë gjatë gjithë admisnitratës së tij. Presidenti Bush tha se mbas 11 shtatorit amerikanët presin një përgjigje të vendosur kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG