Lidhje

Ligjvënësit vizitojnë burgun X-Ray (26 janar) - 2002-01-26


Ligjvënësit amerikanë thonë se luftëtarët e kapur të al-Qaidës dhe ata talebanë po trajtohen në mënyrë njerëzore në bazën ushtarake detare amerikane në gjirin Guatanamo të Kubës.

Dje, disa senatorë dhe 20 anëtarë të Dhomës së Përfaqsuesve vizituan kampin amerikan X-RAY ku Shtetet e Bashkuara po mbajnë 158 të burgosurit nga lufta kundër terrorizmit në Afganistan.

Ligjvënësit amerikanë ishin të një mendimi se të ndaluarit po trajtohen në mënyrë të përshtatshme.

Disa zyrtarë të huaj dhe grupe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar ashpër Uashingtonin për kushtet e burgut, mbas botimit të një fotografie, kutë burgosurit paraqiten në pranga, me sy të lidhur, në gjunj dhe me veshore. Ligjvënësi demokrat Peter Defazio nga shteti Oregon, tha se fotografia paraqet një aspekt të trasportimit dhe se në fakt ajo është keq interpretuar.

Një tjetër ligjvënës nga Indiana, republikani Steve Byer, tha se akuzat për keqtrajtim të të burgosurve janë pabaza.

Në valën e kritikave ndërkombëtare, Londra ka kërkuar që tre të ndaluar britanikë të kthehen në Britani. Dhe avokatët e një të burgosuri australian që mbahet në bazën Guantanamo, kanë kërkuar që ai t’u dorëzohet zyrtarëve australianë.

Pentagoni thotë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, do të vizitojë burgun nesër.

XS
SM
MD
LG