Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, tha se Shqipërinë e ka përfshirë një krizë e jashtëzakonshme shumëplanëshe: politike, ekonomike dhe shoqërore. Zoti Meksi, i cili ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara me ftesën e ligjvënësit amerikan, Christopher Shays, për takime në kuadër të përpjekjeve për kapërcimin e krizës në Shqipëri, i bëri këto komente në një intervistë që i dha korrespondentit tonë, Xhevdet Hoxha.