Lidhje

Bush: do të shpenzojmë aq sa të jetë e nevojshme për të fituar(27 janar) - 2002-01-26


Presidenti Bush tha se do t’i kërkojë Kongresit rritjen më të madhe në shpenzimet për mbrojtjen në 20 vjetët e fundit, për të shtuar aftësitë e forcave ushtarake amerikane dhe për të forcuar mbrojtjen nga kërcënime të mundshme terroriste.

Në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Bush tha dje se rritja prej 48 miliard dollarësh do të përdoret për t’u siguruar forcave ushtarake të gjitha burimet dhe armët e nevojshme për të fituar luftën kundër terrorizmit. Ai theksoi se qeveria do të shpenzojë aq sa të jetë e domosdoshme për realizimin e këtij objektivi.

Presidenti Bush do t’ia paraqesë Kongresit kërkesën e tij ditën e martë, gjatë fjalimit mbi gjendjen e vendit. Ai tha se do të kërkojë edhe fonde shtesë prej 30 miliard dollarësh për të dyfishuar financimin për sigurinë e atdheut.

Presidenti Bush tha se fondet shtesë do të përdoren për armë të prezicionit të lartë, mbrojtjen nga raketat, automjete të telekomanduara dhe paisje të teknologjisë së lartë për ushtarët në terren. Kjo shtesë përfshin edhe një rritje në pagat e personelit ushtarak.

Në frontin ekonomik, presidenti Bush tha se buxheti i tij do të financonte përpjekjet për të luftuar inflacionin dhe për të krijuar vende pune.

Udhëheqësi i shumicësa në senat, Tom Daschle, iu përgjigj fjalimit të presidentit, në emër të Partisë Demokratike. A tha se partia e tij mbështet përpjekjet e presidentit Bush kundër terrorizmit, por theksoi se vendi ka nevojë të ngutshme për një shtytje në fushën ekonomike.

XS
SM
MD
LG