Lidhje

SHBA rishikojnë statusin e të burgosurve afganë (28 janar) - 2002-01-27


Zyrtarë të administratës së presidentit Bush janë mbërthyer në një debat të ashpër rreth problemit se si të klasifikohen luftëtarët talebanë dhe ata të al-Kaidës që janë kapur në Afganistan.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar ka në plan të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Dje, sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, vizitoi kampin X-Ray në bazën detare amerikane në gjirin Guatanamo të Kubës, ku po mbahen 158 të burgosurit. Ai tha se ata janë vrasësit më të stërvitur, më të rreszkshëm dhe më mizorë në botë dhe se ata nuk do të shikohen si robër lufte.

Mirëpo, Departamenti i Shtetit ka kërkuar që këta të burgosur, të cilët aktualisht shikohen si luftëtarë të paligjshëm, gjë që i lejon hetuesit amerikanë t’i marrin në pyetje rreth operacioneve të mundshme terroriste, të mbulohen nga konventat e Gjenevës.

Nënpresidenti, Dick Cheney, tha në rrjetin televiziv Fox se Sekretari i Shtetit, Colin Powell, kërkon që të burgosurit në bazën amerikane në Guantanamo të klasifikohen si robër lufte, për të siguruar që çdo anëtarë i kapur i personelit ushtarak amerikan të trajtohet si rob lufte.

Në bazë të konventave të Gjenevës, robërit e luftës nuk mund të detyrohen të japin informacion rreth operacioneve ushtarake. Mirëpo, ata duhet të kapen ndërkohë që janë të veshur në një uniformë, mbajnë armë hapur dhe kryejnë operacione në përputhje me ligjet dhe rregullat e luftës

XS
SM
MD
LG