Lidhje

Luftime në Afganistan (28 janar) - 2002-01-28


Në qytetin jugor Kandahar të Afganistanit, trupat afgane të mbështetura nga forca speciale amerikane sulmuan një spital, ku gjashtë luftëtarë të armatosur rëndë të Al-Kaidës qendronin të ngujuar që prej dy muajsh. Zyrtarët afganë thonë se të gjashtë luftëtarët u vranë gjatë operacionit, pas disa orë luftimesh që përfunduan sot në mëngjes Thuhet se luftëtarët e Al-Qaidës kishin deklaruar se më mirë vdisnin se sa tu dorëzoheshin trupave amerikane.

Nga kompleksi i spitalit u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime gjatë operacionit të ndërmarrë natën.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, disa nga trupat amerikane mbanin stema me mbishkrimin E dua Nju Jorkun, me sa duket në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork.

Sipas një komandanti afgan, luftëtarët e Al-Qaidës hapën zjarr kur panë që po afroheshin trupat amerikane.

Të gjashtë pjestarët e Al-Qaidës bënin pjesë në një grup prej 20 luftëtarësh, të cilët kishin shkuar në spital për t’u mjekuar, para se forcat talebane të braktisnin Kandaharin në fillim të muajit të kaluar. Pjesa më e madhe e luftëtarëve ishin larguar nga spitali ose ishin kapur. Njëri prej tyre vrau veten me granatë në fillim të muajit.

XS
SM
MD
LG