Lidhje

Intervistë e bin Ladenit (1 shkurt) - 2002-02-01


Në një intervistë të patransmetuar më parë, Osama bin Laden thotë se lufta e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit do t’i sjellë popullit amerikan dhe Perëndimit në përgjithësi një ferr të padurueshëm dhe një jetë mbytëse. Pjesë të intervistës, të marrë më 21 tetor nga rrjeti televiziv Al-Jazeera, u transmetuan dje nga CNN-i. I pyetur nëse organizata e tij ishte autore e sulmeve të 11 shtatorit, Osama bin Ladeni nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se nëse hakmarrja për vrasjen e njerëzve të pafajshëm mund të quhet terrorizëm, atëhere ai dhe njerëzit e tij janë terroristë.

XS
SM
MD
LG