Lidhje

Forumi Ekonomik Botëror(2 shkurt) - 2002-02-02


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, u bëri thirrje tre mijë pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror, që të shtojnë përpjekjet për të çrrënjosur varfërinë, që sipas tij, ushqen terrorizmin. Duke folur dje në Nju Jorkut, para delegatëve në Forumin Ekonomik, Sekretari Powell tha se Shtetet e Bashkuara i janë përkushtuar po aq luftës kundër varfërisë sa edhe luftës kundër terrorizmit.

Në të njëjtën kohë, sekretari Powell u zotua se Shtetet e Bashkuara do t’i çrrënjosin terroristët kudo që të fshihen. Ndërkohë, mijëra policë patrullonin rrugët rreth hotelit Waldorf-Astoria, ku po zhvillon punimet 5-ditëshe Forumi. Dje, në ditën e dytë të punimeve, nuk ka pasur njoftime për ndonjë incident

XS
SM
MD
LG