Lidhje

Të ndaluar të tjerë në Guatanamo(3 shkurt) - 2002-02-03


Zyrtarë në bazën detare amerikane në gjirin Guatanamo të Kubës thonë se presin që atje të dërgohen të burgosur të tjerë nga Afganistani.

Zyrtarë të bazës thonë se në kampin X-Ray mund të mbahen tani 320 të burgosur. Aktualisht, aty mbahen 158 ndaluar në qeli të vogla përjashta, të cilat kanë qenë objekt kritikash nga ana e organizatave të të drejtave të njeriut.

Gjeneral Michel Lehnert, i cili drejton operacionet lidhur me të ndaluarit, tha se nuk e di me saktësi se kur do të mbërrijnë të burgosur të tjerë në bazën ajrore. Ai u tha gazetarëve se zyrtarë amerikanë kanë vazhduar procesin e marrjes në pyetje të të ndaluarëve në kamp, por theksoi se ata nuk po përdorin tortura apo droga.

Ndërkohë, në Afganistanin lindor, njoftohet se forcat besnike të komandantit fisnor, Padshah Khan, po përgatiten të kundërsulmojnë forcat rivale që i dëbuan ato nga qytewti Gardez në fillim të kësaj jave. Beteja për pushtet bëhet mes trupave besnike të zotit Khan, guvernatori i sapoemëruar nga qeveria e përkohshme afgane, dhe ato të këshillit fisnor të qytetit Gardez që është kundër emrimit të tij.

Këshilli ka akuzuar zotin Khan se u ka dhënë forcave amerikane infdormacion të rremë, gjë që çoi në ndërmarrjen në muajin dhjetor të sulmit ajror amerikan kundër një autokolone, që shkaktoi vdekjen e dhjetra vetave. Zyrtarët amerikanë nuk i kanë bërë asnjëherë të njohura rezultatet e një hetimi rreth këtij incidenti pas pretendimeve se sulmi mund të ishte ndërmarr kundër njerëzve të pafajshëm.

Në fillim të javës, 50 veta humbën jetën në luftimet dy ditëshe, të cilat cilësohen si më të ashprat në Afganistan që nga përmbysja e regjimit taleban.

XS
SM
MD
LG