Lidhje

Zyrtarët e Natos takohen në Romë (4 shkurt) - 2002-02-04


Zyrtarë të lartë të NATO-s dhe Rusisë u takuan sot në Romë për të diskutuar se si mund ta shtojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, janë mes pjesëmarrësve në konferencën njëditore. Agjencia e lajmeve, Associated Press citon zotin Robertson të ketë thënë në fjalën e hapjes se zgjerimi i bashkëpunimit mes Rusisë dhe NATO-s është thelbësor në luftën kundër terrorizmit. Konferenca e Romës pason një takim për sigurinë botërore në Mynih të Gjermanisë, ku zoti Ivanov përsëriti mbështetjen e Rusisë për luftën kundër terrorizmit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se lufta kërkon një përgjigje ndërkombëtare të bashkërenduar, përfshirë bashkëpunim më të mirë në fushën e zbulimit, për të parandaluar sulme në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG