Lidhje

Pakistani arreston tre persona në lidhje me zhdukjen e gazetarit Pearl (6 shkurt) - 2002-02-06


Policia pakistaneze thotë se tri vetë të arrestuar dje, pranuar të kenë dërguar me e-mail fotografitë e gazetarit të rrëmbyer, Daniel Pearl, me armë tek koka. Sipas policisë, të arrestuarit thanë se fotografitë u dërguan me urdhër të sheikut Omar Saeed, një udhëheqës i lartë i një grupi ekstremist islamik i jashtëligjësuar. Zoti Pearl, gazetar i Wall Street Journal, u zhduk në Karaçi para dy javësh, ndërsa po shkonte në për të intervistuar një udhëheqës radikal islamik. Rrëmbyesit e zotit Pearl kërcënuan se do ta vrisnin atë në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk lironin të burgosurit pakistanezë që u kapën në Afganistan gjatë luftës kundër terrorizmit. Shtetet e Bashkuara nuk i kanë pranuar këto kërkesa.

XS
SM
MD
LG