Lidhje

Kongresi në seancë për ENRONin (6 shkurt) - 2002-02-06


Disa komisione të kongresit amerikan vazhdojnë sot seancat e dëshmive lidhur me falimentimin e kompanisë gjigande energjitike, Enron. Sekretarja amerikane e punës, Elaine Chao, do të dëshmojë përpara komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi zbatimin nga ana e kompanisë Enron të ligjeve për planifikimin e pensioneve dhe mbi përpjekjet e administratës Bush për të shtuar mbrojtjen e llogarive të pensioneve.

Shumë prej punonjësve të Enronit humbën thuajse të gjitha kursimet e tyre për pension. Dje, dy komisione të kongresit votuan për ta thirrur zyrtarisht ish-presidentin e kompanisë Enron, Kenneth Lay, që të paraqitet para kongresit për të dëshmuar rreth falimentimit të kompanisë së tij dhe çështjet që lidhen me të. Zoti Lay, i cili anulloi daljen para ligjvënësve të hënën me këshillën e avokatit të tij, njoftohet se ka pranuar ta dalë para komisioneve të kongresit javën që vjen.

XS
SM
MD
LG