Lidhje

Eçevit i kërkoi Irakut të lejojë inspektorë (8 shkurt) - 2002-02-08


Kryeministri i Turqisë, Bulent Eçevit, thotë se udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussein, nuk do të pranojë kthimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët. Zoti Eçevit i dërgoi kohët e fundit një letër udhëheqësit irakain, ku i bënte thirrje për të lejuar inspektorët që të shkojnë në Irak, përndryshe do të ketë “pasoja të rënda”. Kur u pyet lidhur me përgjigjen e Presidentit Saddam, zoti Eçevit u tha gazetarëve se qendrimi i Saddam Husseinit nuk ka ndryshuar. Iraku refuzon të lejojë kthimin e inspektorëve të armëve, të cilët u tërhoqën nga Bagdadi në dhjetor të vitit 1998, para fillimit të sulmeve ajrore amerikane dhe britanike. Janë bërë spekulime të shumta se Iraku mund të jetë objektivi i ardhëshëm i fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG