Lidhje

Hapen Lojrat Olimpike Dimërore(9 shkurt) - 2002-02-09


Presidenti Bush hapi Lojrat Olimpike Dimërore në qytetin Salt Lake të shtetit Utah.

Presidenti Bush i deklaroi lojrat të hapura ndërkohë që ishte i rrethuar nga sportitë amerikanë në shkallët e stadiumit të zbuluar, ku u mbajt ceremonia e rastit me kërcimtarë në akull, këngëtarë dhe përfaqësues të fiseve indiane të Amerikës.

Aktivitetet artistike pasuan hyrjen emocionale në stadium të një flamuri të grisur amerikan të nxjerrë nga rrënojat e kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Një roje nderi sportistësh amerikanë dhe policësh e zjarrfikësish nga New Yorku e shoqëronte flamurin që u prit me një heshtje nderimi nga 52 mijë të pranishmit në stadium. Kjo skenë e prekshme u pasua nga parakalimi i ekipeve kombëtare që marrin pjesë në lojrat olimpike.

Lojrat Olimpike Dimërore të këtij viti do të zhvillohen nën masa të rrepta sigurimi. Presidenti Bush tha se zhvillimi i lojrave olimpike në vetvete përbën një fitore kundër terrorizmit. Në ceremoninë e rastit mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.

Gara e parë e këtyre lojrave ishte planifikuar për dje, por u shty për shkak të erërave të forta dhe dëborës së madhe.

XS
SM
MD
LG