Lidhje

Dhuna vazhdon në Lindjen e Mesme (10 shkurt) - 2002-02-10


Ushtria e Izraelit thotë se palestinezë të armatosur vranë një grua izraelite në afërsi të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor.

Burimet thonë se personat e armatosur hapën dje zjarr kundër makinës së gruas izraelite, duke e goditur atë në kokë. Djali i saj pësoi plagë të lehta dhe u dërgua në spital.

Po dje, ushtarë izraelitë plagosën dy të rinj palestinezë në një fshat në afërsi të Nablusit. Të shtënat ndodhën gjatë përleshjeve që shpërthyen kur ushtarët izraelitë filluan të kërkonin shtëpi më shtëpi për bashkëpunëtorë të një personi që ditën e enjte vrau një kolone izraelite, vajzën e saj dhe një ushtar izraelit.

Njoftimet nga Izraeli bëjnë të ditur se dy të rinjtë palestinezë po qëllonin me gurë ushtarët izraelitë. Radioja publike izraelite njofton se ushtarët që po kërkonin për ekstremistë të dyshuar, arrestuan 25 palestinez në atë fshat.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mbledhur në Caceres të Spanjës, thonë se përpjekjet e paqes për Lindjen e Memse duhet të prëqendrohen më pak në garantimin e sigurisë e më shumë në zgjidhjen e aspekteve politike të konfliktit. Ministrat diskutuan rreth propozimit francez për mbajtjen e zgjedhjeve palestineze që do të pasohej nga njohja e shtetit palestinez nga ana e Izraelit.

Ministri i Jashtëm francez, Hubert Vedrine tha se krijimi i një shteti palestinez duhet të shikohet si pikënisje e procesit të bisedimeve. Përpjekjet amerikane të paqes janë përqendruar në ndalimin e dhunës korinike të rajonit para rifillimit të bisedimeve të paqes. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të premtën se Shtetet e Bashkuara janë të bindura se përpjekjet e paqes duhet të vazhdojnë të përqendrohen në propozimet tashmë të paraqitura, siç janë planet për armë pushim që u propozuan vitin e kaluar nga komisioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ish senatori amerikan, George Mitchell.

XS
SM
MD
LG