Lidhje

Banorët e Reçakut komentojnë (12 shkurt) - 2002-02-12


Që nga 1 janari i vitit 1999, forcat jugosllave te sigurimit me urdher, te shtyera apo me perkrahje te Slobodan Milosheviçit dhe bashkepunetoreve te tij, kane vrare në mënyrë sistematike qindra civil shqiptarë në Kosovë. Kështu thuhet në pikën A të paragrafit 98 të aktakuzës për krime lufte kundër ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, në të cilën pershkruhet një ndër masakrat më të rënda të kryera nga forcat e tij, ajo e fshatit Reçak të Komunës së Shtimjes.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe kanë pushkatuar nga afërsia 45 banorë të këtij fshati, vrasja e të cilëve u cilësua si krim kundër njerzimit nga shefi i atëhershëm i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, diplomatit amerikan William Walker. Tri vjet pas masakres plaku 70 vjecar Faik Ramadani qëndron në rrugën që mban emrin e diplomatit amerikan ndërsa vështron kodrinën ku janë varrezat e të vrarëve në mesin e të cilëve edhe tre djemt e tij. “Djemte janë kanë në shtëpi, të tretë, të tre i kanë marrë, civil janë kanë, në shtëpi të veten janë kanë… edhe i kanë masakrue”. Dhe derisa rrëfen për mizoritë e forcave serbe të ish presidentit jugosllav, ai thekson se gjykimi kundër tij mund të ndihmojë shërimin e plagëve të së kaluarës. “Kemi qef me pa të dënuem. Se kyr ta shohim atë të denuem eshte goxha njëfarë lehtësie edhe për neve. Se kriminel e ka shpallë bota por edhe na se me pre pleq fmi edhe plaka kurrë një shtet s’i ka ba, ky i ka ba…” Por Sherife Ismajli e cila në masakrën e Recakut ka humbur të shoqin dhe të dy djemt, e rrethuar sot nga pesë fëmijët bonjak të familjes së saj nuk ndjehet shumë e lehtësuar nga fillimi i gjykimit të Sllobodan Millosheviçit. “s’na e leton kurrë. Cka ka me na e letue ai dhimbjen kur u ardhë e na ka pre me rob e me fmi. Nuk u kanë veç Millosheviçi, por ka pasë Millosha shume këtu. Në dash ta gjykojnë në dash për mue le ta cojnë në hanë…”

Recaku është një nga skenat e mizorive të forcave serbe të cilat gjatë parnverës së vitit 1999 kanë kryer një seri masakrash kundër shqiptarëve. Të afërmit e të vrarëve në këtë masakër presin që gjykimi i sotëm të shënojë fillimin e vënies para gjyqit edhe të bashkëpunëtorëve të Millosheviçit.

XS
SM
MD
LG