Lidhje

Dita e dytë e gjyqit të Milosheviçit (13 shkurt) - 2002-02-12


Ish presidenti jugosllav, Sllobodan Milloshevic, përsëri e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e Gjykatës së Hagës. Në komentet e para që bëri në gjyq pasi prokurorët përfunduan argumentet e tyre të hapjes, zoti Millosheviç e cilësoi Gjykatën e Hagës si të paligjëshme dhe që nuk ka kompetencë për ta gjykuar atë për krime lufte e gjenocid.

Kryegjyqtari Richard May përsëri ia preu atij fjalën duke thënë se Gjykata ka arritur tashmë në përfundimin se ajo ka kompetencë për ta gjykuar çështjen.

Po sot, prokurorët vazhduan paraqitjen e argumenteve të tyre duke shfaqur videokaseta që tregonin robër në kampet serbe të Bosnjes. Ata treguan gjithashtu fotografi varresh masive dhe folën për bombardimin trevjeçar të civilëve në Sarajevë nga forcat serbe.

Prokurorët theksuan se zoti Millosheviç kishte përgjegjësi komanduese në konflikt dhe duhet të japë llogari për veprimet e forcave serbe në Ballkan. Ata thanë se do të flasin se do paraqesin, ku sipas prokurorëve të burgosurit jo-serbë vriteshin, torturoheshin dhe përdhunoheshin. Dje, prokurorët deklaruan në gjyq se Millosheviçi ishte një autor vrasjesh masive, i etur për pushtet, që u shkaktoi njerëzve vuajtje të papërshkrueshme gjatë konflikteve ballkanike të viteve 90. Akuzat kundër zotit Millosheviç përfshijnë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai akuzohet se mban përgjegjësi për masakrimin e mijra jo-serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Prokurorët thonë gjithashtu se gjatë sundimit të tij, më shumë se 1 milion serbë jo-etnikë u burgosën ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Pasi pala akuzuese të ketë paraqitur deklaratat e saj sot, pritet që zoti Millosheviç të përgjigjet. Ai nuk e ka njohur gjykatën e Hagës, nuk i ka pranuar akuzat dhe ka në plan të mbrohet vetë. Këshilltarët juridikë thonë se zoti Millosheviç mund të thërrasë si dëshmitarë udhëheqës botërorë ta tanishëm ose të mëparshëm për të dëshmuar në gjyq se ata dikur e konsideronin atë si paqebërës në Ballkan. Nëse shpallet fajtor, ish presidenti jugosllav mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG