Lidhje

Ashcroft paralajmëron gadishmëri maksimale (13 shkurt) - 2002-02-13


17 persona të dyshuar si terroristë dhe të identifikuar si konspiratorë të mundshëm në planifikimin e një sulmi kundër Shteteve të Bashkuara mund të kenë lidhje me rrjetin Al-Qaida. Prokurori i Përgjithshëm John Ashcroft u tha dje shefave të policisë në San Antonio të Teksasit se ata duhet të jenë në gatishmëri maksimale për një sulm terrorist që mund të ndodhë në çdo kohë. Zoti Ashcroft tha se shumë nga personat e dyshuar mund të kenë lidhje me kryeterroristin Osama bin Laden. Komentet e tij përforcojnë një paralajmërim të bërë të hënën nga Byroja Federale e Hetimeve. Zyrtarët thonë se kishin mësuar rreth këtyre planeve nga persona të kapur, që mbahen në bazën detare amerikane në Gjirin Guantanamo të Kubës si dhe në Afganistan.

XS
SM
MD
LG