Lidhje

Policia pakistaneze: "Jo përparime në gjetjen e gazetarit Daniel Pearl" (16 shkurt) - 2002-02-16


Policia e Pakistanit thotë se nuk ka bërë ndonjë përparim për gjetjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl, pas më shumë se tri javësh nga rrëmbimi i tij. Autoritetet pakistaneze kapën njeriun që mendohet se ka organizuar dhe financuar rrëmbimin, por thonë se tani ata janë përqendruar në gjetjen e një bashkëpunëtori, për të cilin besojnë se kreu konkretisht rrëmbimin. Policia e qytetit bregdetar Karachi thotë se gati e arrestuan të dyshuarin gjatë natës së mbrëmshme, por ai arriti të shpëtonte. Zoti Pearl u zhduk më 23 janar. Policia thotë se i dyshuari e kishte telefonuar dy herë atë ditë gazetarin, duke premtuar se do ta çonte për të intervistuar një udhëheqës radikal islamik në arrati.

XS
SM
MD
LG