Lidhje

Steiner njofton (19 shkurt) - 2002-02-19


Shefi i ri i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Michael Steiner tha se zgjedhjet e reja lokale do të mbehen më 21 shtator. Diplomati gjerman e bëri njoftimin në një fjalim që mbajti në televizion, i pari që pas arritjes në Kosovë. Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë të shqiptarëve të ndihmojnë për ndërtimin e institucioineve të Kosovës. Ai tha se ata duhet të tregojnë guxim për kapërcimin e mosmarrëveshjeve midis tyre.

Në fjalimin e tij, zoti Steiner i bëri gjithashtu thirrje Beogradit që të lirojë më shumë se 150 shiptarët e Kosovës që mbahen në burgjet serbe.

XS
SM
MD
LG