Lidhje

Një turmë në Indi i vë zjarrin trenit duke vrarë 57 vetë (27 shkurt) - 2002-02-27


Autoritetet në shtetin Guxhrat të Indisë kanë vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Godra, pasi një turmë e zemëruar, për të cilën thuhet se ishte myslimane, sulmuan një tren ku ndodheshin veprimtarë hindu, duke vrarë 57 vetë.

Policisë i është dhënë urdhër të qëllojë pa paralajmërim ndaj atyre që prishin rendin.

Incidenti ndodhi sot herët pranë qyetit të Godra-s, rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit industrial të shtetit, Ahmedabad.

Në tren ndodheshin anëtarë të një organizate hindu, të cilët po ktheheshin nga një tubim në qytetin verior të Ajodias.

Zyrtarët vendorë citohet të kenë thënë se një turmë muslimanësh, të zemëruar nga slloganet nacionaliste të hedhura nga veprimtarët hindu, qëlluan me gurë mbi trenin, e detyruan atë të ndalonte dhe u vunë zjarrin vagonëve pasi i kishin spërkatur me benzinë.

Nacionalistët hindu po zhvillojnë fushatë për ndërtimin e tempullit në Ajodia në rrënojat e një xhamie të shekullit të 16-të të shkatërruar nga ekstremistët hindu më 1992.

Disa orë pas sulmit, grupi i hinduve u betua të fillonte ndërtimin e tempullit më 15 mars, duke mos marrë parasysh një urdhër të gjykatës që ndalon çdo ndërtim në këtë vend.

Në Niu Delhi, kryeminsitri Atal Behari Vagjpaii e dënoi sulmin ndaj trenit. Ai kërkoi gjithashtu që grupi nacionalist hindu të pezullonte veprimtaritë e tij në Ajodia.

XS
SM
MD
LG