Lidhje

Zvicra vendosi të anëtarësohet në OKB (4 mars) - 2002-03-04


Zviceranët vendosën me një rezultat të ngushtë votash që vendi i tyre të bëhet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rezultatet zyrtare të një referendumi historik nga 23 kantonet e vendit tregojnë se 54 presje 6 përqind e votuesve në shkallë kombëtare dhe një shumicë e thjeshtë e kantoneve i thanë po propozimit për të hyrë në radhët e organizatës botëror. Rezultati i djeshëm hap rrugën që Zvicra të bëhet anëtari i 190-të i OKB-së, kur Asambleja e Përgjithshme të mblidhet në New York në muajin shtator.

Një numër agjencishë të OKB-sp kanë prej kohësh selinë e tyre në Zvicër, e cila ka paguar vazhdimisht edhe kuotat për agjencitë dhe programet e organizatës botërore.

XS
SM
MD
LG