Lidhje

Ish-persidenti Millosheviç kundërshton dëshminë e një shqiptari (6 mars) - 2002-03-06


Ish-persidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, kundërshtoi dëshminë e një shqiptari se dhuna e ushtruar nga forcat serbe e kishte detyruar atë të ikte nga shtëpia e tij në Kosovën Jugore. Ish-udhëheqësi jugosllav hodhi poshtë dëshminë e Qamil Shabanit, mësues nga fshati i Zegrës se banorët shqiptarë ishin larguar nga zona pas kërcënimeve të bëra nga trupat serbe.

Zoti Millosheviç nguli këmbë se nuk kishte patur dëbim të shqiptarëve të Kosovës dhe përsëriti pretendimin e tij të mëparshëm se banorët ishin larguar nga fshati ose me parapëlqimin e tyre, ose për shkak të sulmeve ajrore të Natos ndaj Jugosllavisë. Dëshmitari kishte folur më parë për dëbim të banorëve të fshatit nga forcat serbe.

Gjyqi për ish-udhëheqësit jugosllav për krime lufte rifilloi në Hagë pas një dite pezullimi për shkak të një zjarri të vogël në ndërtesën e gjykatës.

XS
SM
MD
LG