Lidhje

Teleskopi Hubble kthehet në orbitë (9 mars) - 2002-03-09


Teleskopi i hapësirës Hubble u kthye në orbitë, pas një jave riparimesh dhe shërbimesh mirëmbajtjeje, që u bënë nga atronautët e anijes hapësinore amerikane Columbia. Inxhinierë të agjencisë amerikane të hapësirës thonë se astronautët arritën ta realizojnë dislokimin në mënyrë të përkryer dhe teleskopi gjigant duket se po punon normalisht. Astronautët përdorën një krah të gjatë roboti për të nxjerrë satelitin me peshë 11 mijë kilogramë nga anija. Krahu i robotit e lëshoi teleskopin kur ishte në pozicionin e duhur orbital. Gjatë pesë ecjeve në hapësirë të kësaj jave, astronautët instaluan një sistem automatik ftohjeje në kameran me rreze infra të kuqe të teleskopit Hubble, zëvendësuan njësinë e tij të kontrollit të fuqisë dhe instaluan një kamera kryesore më të madhe, duke e bërë të aftë teleskopin që të ketë një këndvështrim më të gjerë të universit.

.

XS
SM
MD
LG