Lidhje

Numri i viktimave rritet në Lindjen e Mesme (10 mars) - 2002-03-09


Raketat izraelite shkatërruan selinë e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, në Rripin e Gazës, pas dy sulmeve nga ekstremistë palestinezë që shkaktuan vdekjen e 14 izraelitëve.

Ndërtesat i përfshiu zjarri sot në mëngjes. Të paktën 30 raketa goditën kompleksin, të cilin zoti Arafat e ka përdorur gjatë viteve për të pritur udhëheqës botërorë dhe zyrtarë të tjerë.

Në kohën e sulmit, zoti Arafat ishte në qytetin Ramallah, ku forcat izraelite e mbajnë atë të izoluar që nga nga fillimi i dhjetorit. Izraeli kreu gjatë natës edhe një sulm kundër qytetit Ramallah, duke shkaktuar vdekjen e një palestinezi.

Megjithë dëmin e madh, nuk ka njoftime për viktima nga sulmi në Rripin e Gazës. Sulmi me raketa pasoi një shpërethim vetvrasës në një kafene të Jeruzalemit dhe të një sulmi nga dy persona të armatosur në qytetin izraelit Netanya.

Autori i sulmit vetvrasës aktivizoi lëndët plasëse dje vonë në një kafene plotë me njerëz, më pak se 100 metra larg zyrës së kryeministrit izraelit, Ariel Sharon. Në kohën e sulmit, izraelitët po festonin përfundimin e të kremtës së tyre. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 11 izraelitëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Më heret, tre izraelitë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur palestinezë të armatosur hapën zjarr në qytetin Netanya. Sulmuesit u vranë nga forcat policore izraelite.

Brigada Al-Aqsa, një fraksion i lëvizjes Fatah të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, mori përgjegjësinë sulmin. Ppregjësinë për shpërthimin vetvrasës në Jeruzalem e ka marrë grupi ekstremist Hamas.

Vala e fundit e dhunës ndodh në javën më të përgjakshme në rajon që kur përleshjet izraelito palestineze shpërthyen më shumë se 17 muaj më parë. Të paktën 100 palestinezë dhe 50 izraelitë janë vrarë gjatë kësaj jave.

Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se shkallëzimi i dhunës e bën edhe më urgjente përpjekjen e të dërguarit amerrikan, Anthoni Zinni, për arritjen e armëpushimit në rajon. Dy misione të mëparshme të zotit Zinni kanë përfunduar pa sukses. Presidenti Bush po dërgon në Lindjen e Mesme edhe nën-presidentin Cheney.

XS
SM
MD
LG