Lidhje

Guatanamo: vazhdon greva e urisë(8 mars) - 2002-03-09


Komandanti i kampit në bazën detare amerikane në gjirin Guatanamo të Kubës ku mbahen të ndaluarit nga lufta kundër terrorizmit, u tha atyre se ata që nuk kanë kryer krime të rënda do të lirohen.

Gjenerali Michael Lehneret foli dje para 300 luftëtarëve nga lufta në Afganistan dhe i siguroi ata se çështja secilit do të gjykohet drejtësisht. Gjenerali Lehnert u shpjegoi të burgosurve se ata që nuk kanë pasur lidhje me al-Kaidën dhe Talebanin do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Komandanti i kampit e mbajti fjalimin pasi 21 të burgosur nuk pranuan të hanin mëngjes, në vazhdën e grevës së urisë që ata vazhdojnë për më shumë se një javë. Greva e urisë filloi kur një roje i hoqi çallmën një të burgosuri gjatë faljes.

Gjenerali Lehnert u bëri thirrja të burgosurve që të bashkëpunojnë me zyrtarë të kampit, të përgjigjen siqerisht dhe t’i japin fund grevës së urisë.

XS
SM
MD
LG