Lidhje

Zimbave: Gjykata e Lartë zgjat votimet (10 mars) - 2002-03-10


Një zëdhënës i partisë së opozitës njofton se Gjykata e Lartë e zgjati zhvillimin e votimeve për një ditë të tretë. Partia e opozitës në Zimbabve i kërkoi Gjykatës së Lartë ta zgjasë afatin e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa mijëra votues prisnin në radha të gjata për të hedhur votën. Megjithatë, radioja shtetërore citon minsitrin e informacionit, Jonathan Moyo, të jetë shprehur se nuk ekzistojnë rrethanat kombëtare për të urdhëruar zgjatjen e votimeve që ndodhen në ditën e dytë të tyre. Mijëra votues nëpër qytete kaluan dje orë të tëra nëpër radhë, disa prej tyre deri në 30 orë, fakt i cili i dha shkas thirrjes që të zgjatet procesi i votimit. Grupet e të drejtave të njeriut në Harare kundërshtuan ndaj vonesave në qendrat e votimit si pjesë e një përpjekjeje të organizuar për të manipuluar votimet në favor të presidentit Mugabe.

XS
SM
MD
LG