Lidhje

Diplomatët arabë diskutojnë planin saudit(11 mars) - 2002-03-10


Ministrat e jashtëm arabë, të cilët u dhanë fund dje bisedimeve dy dsitëshe në Kairo, thonë se propozimi saudit për t’i dhënë fund dhunës izraelito palestineze mund të jetë rasti i fundit për paqen. Plani saudit i ofron Izraelit paqe me vendet arabe, në shkëmbim të tërheqjes izraelite nga tokat arabe, të pushtuara në luftën e vitit 1967. Ministri i Kuvajtit për çështje të jashtme, Sheikh Muhamed al-Salem al-Saleh, tha se plani saudit duhet të paraqitetet zyrtarisht në takimin arab të nivelit të lartë të këtij muaji në Bejrut. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Musa, nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes se çfarë do të bëjnë arabët nëse Izraeli nuk pranon ofertën, por tha vetëm se ky është një mesazh i qartë.

XS
SM
MD
LG