Lidhje

Analistët për aktivitetin ushtarak në Afganistan (11 mars) - 2002-03-11


Rigjallërimi kohët e fundit i aktivitetit ushtarak në Afganistan përfshin praninë e konsiderueshme të trupave tokësore të Shteteve të Bashkuara. Ky ndryshim i dukshëm i taktikave është temë e diskutimeve që po zhvillohen në Washington dhe gjetkë. Korrespondenti ynë David Borgida intervistoi Drejtorin Ekzekutiv dhe Profesorin e Studimeve Strategjike në Universitetin John Hopkins Thomas Keaney.

BORGIDA: Zoti Keaney, presidenti e quajti këtë një fazë tepër të rrezikshme të fushatës kundër terrorizmit. Kjo duket më e vështirë nga sa mendonin zyrtarët e ushtrisë. Aktualisht, ne po shtojmë disa qindra trupa të reja në Afganistan.

KEANEY: Mendoj se kjo duket mjaf qartë për shkak të fatkeqësive, por gjithashtu këta zyrtarë, ashtu sikurse të gjithë njerëzit, mund të kenë menduar se luftimet në terren kanë marrë fund. E di që janë zhvilluar mjaft debate në se lufta po vazhdonte apo jo, por vetëm luftimet në terren i bindën njerëzit se lufta ende nuk ka marrë fund.

BORGIDA: Çfarë po e ndërlikon më tej këtë, zoti Keaney? Janë përmendur probleme të tilla, si kushtet atmosferike dhe lartësia mbi nivelin e detit. Sa e vështirësojnë këto misionin?

KEANEY: Sigurisht, që kushtet atmosferike dhe lartësia e fluturimit të helikopterëve luftarakë e vështirësojnë misionin. Kjo i ka krijuar dhe u krijon shumë vështirësi në manovrim helikopterëve që fluturojnë deri në 3 - 4 mijë metra mbi nivelin e detit.

BORGIDA: Forcat armike duket se janë pozicionuar mirë apo jo. Duket se ndoshta ato po e prisnin një moment të tillë. Na tregoni pak për nivelin e aftësive të këtyre trupave për të përballuar sulmin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe diçka konkrete në lidhje me to. Ç’janë këto trupa? Ka njoftime se mes tyre ka edhe çeçenë, por edhe të kombësive të tjera.

KEANEY: Kjo është pyetje me vend. Mendoj se shumë njerëz menduan, pas fazës fillestare të fushatës, unë do ta quaja atë kështu, pasi forcat talebane u dëbuan nga pushteti dhe u vendos qeveria e Karzait, se efektivisht, luftimet në terren, të paktën këtu e kam fjalën për operacionet e spastrimit, kishin përparuar. Mendoj se tani po shohim pikërisht ato rreziqe që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera mendonin se do t’i hasnin në fillim të fushatës. Me fjalë të tjera, po shohim atë rrezik me të cilin u ndeshën trupat sovjetike në vitet’80, ku këta njerëz po luftojnë nga pozicionet e tyre nëpër male, dhe është e vështirë të asgjesohen.

BORGIDA: Pas sulmit në Tora Bora pati mjaft kritika, në lidhje me punën e pamjaftueshme që ishte bërë për të ndaluar daljen nga Afganistani të disa prej udhëheqësve të Al-Kaidës. Dhe tani thuhet se po bëhet një punë më e mirë, ose të paktën se kësaj çështjeje po i kushtohet më tepër vëmendje. A eshte ky një nga elementët e rëndësishëm të misionit?

KEANEY: Mendoj se do të jetë. Jam i mendimit, se para së gjithash, kjo është arsyeja përse ka më tepër forca amerikane në rajon dhe përse në luftime po përfshihen më tepër trupa amerikane. Forcat amerikane nuk janë më të kënaqura thjesht me bombardimin e pozicioneve të tyre si në Tora Bora. Tani këto forca po kërkojnë t’i rrethojnë forcat armike, në mënyrë që ata të mos u shpëtojnë.

BORGIDA: Forcat amerikane gjithashtu po punojnë me elementë të ushtrisë afgane, por gjithashtu ka njoftime se edhe grupe të tjerë në rajon po ndihmojnë. Sa e ndrëlikon operacionin ndarja e shoqërise afgane në fise, ku çdo fis ka forca te armatosura. A janë ata njerëz me të cilët forcat amerikane mund të bashkëpunojnë dhe t’u besojnë për misione të tilla?

KEANEY: Mendoj se një nga vështirësitë më të mëdha është të përcaktosh se cilëve elementë mund t’u zësh besë e cilëve jo. Shpesh duket se në këtë proces është nxjerrë mësim pas gabimit. Por është pothuajse e sigurtë se disa nga këta komandantë fisnorë janë më të interesuar të përmirësojnë imazhin e tyre se sa të shkatërrojnë Al-Kaidën dhe talebanët. Përpjekjet e tyre për t’i drejtuar Shtetet e Bashkuara të kryejnë sulme ndaj njerëzve që ata thonë se janë të Al-Kaidës dhe forcave talebane, pra, përpjekejt e tyre për t’i shfrytëzuar trupat amerikane në lojën e brendshme politike në Afganistan, do ta bëjnë edhe më të rrezikshëm këtë mision për Shtetet e Bashkuara.

BORGIDA: Për sa kohë mendoni se do të vazhdojë ky mision? Fillimisht u tha se ai do të zgjasë vetëm 72 orë, por duket se do të vazhdojë edhe më gjatë.

KEANEY: Ky mision, ndoshta do të vazhdojë më tepër se 72 orë. Kjo fazë e luftës, do të vazhdojë gjatë. Ndoshta ajo do të zgjasë me muaj të tërë.

BORGIDA: Faleminderit.

XS
SM
MD
LG