Lidhje

Solana në Jugosllavi - 2002-03-13


Shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana ndodhet në Jugosllavi për bisedime që synojnë ruajtjen e tërësisë së këtij vendi. Pritet që zoti Solana tu bëjë thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe Malit të Zi që të formojnë një federatë pa një kontroll të fortë qendror. Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për të bindur udhëheqjen e Malit të Zi që të mos e shpallë shkëputjen e kësaj republike nga Jugosllavia. Në muajin janar, Mali i Zi vuri në qarkullim euron si monedhë të tij zyrtare, në vend të dinarit jugosllav.

XS
SM
MD
LG