Lidhje

BE diskuton integrimin e tregjeve - 2002-03-15


Në Barcelonë të Spanjës u hap një takim dy-ditor i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian. Udhëheqësit nga 15 vendet anëtare të Bashkimit dhe 13 vendeve kandidate po diskutojnë për integrimin e tregjeve evropiane të punës, energjisë dhe financave, reforma për të cilat u ra dakord në takimin e nivelit të lartë të Lisbonës dy vjet më parë.

Zyrtarët shpresojnë se ky takim do t’i japë një frymë të re nismës për ta bërë Bashkimin Evropian ekonominë më konkuruese të botës deri në vitin 2010. Pritet që në këtë takim të shqyrtohen çështje të politikës së jashtme, duke përfshirë gjendjen në Zimbabve, në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. Në Barcelonë janë marrë masa të rrepta sigurimi, ku aeroplanë reaktivë patrullojnë hapësirën ajrore, ndërsa njësi të sigurimit janë vendosur në qytet për të parandaluar dhunën gjatë demonstratave që janë planifikuar për këto ditë.

XS
SM
MD
LG