Lidhje

Zëvendëskryeministri  Perishiç lirohet, por.... - 2002-03-17


Autoritetet ushtarake jugosllave thonë se mund ta akuzojnë zëvendës-kryeministrin e Sërbisë, Momçilo Perisiç, me veprimtari spiunazhi për Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët ushtarakë në Beograd e liruan zotin Perishiç dje, së bashku me rojen e tij personale dhe një oficer ushtarak, pasi e ndaluan atë dhe një diplomat amerikan, të cilin ai e kishte takur për darkë ditën e enjte. Diplomati amerikan, sekretari i parë i ambasadës John David Neighbor, u lirua ditën e premte pasi u keqtrajtua dhe u mbajt në izolim të plotë për 15 orë.

Incidenti ngjalli zemërim në Shtetet e Bashkuara, të cilat i paraqitën ministrisë së jashtme jugosllave një notë proteste kundër këtyre veprimeve ushtarake.

Zyrtarë ushtarakë jugosllavë pretendojnë se zoti Perishiç i ka dhënë diplomatit amerikan dokumenta që mund të ndihmojnë në ndjekjen penale nga ana e Kombeve të Bashkuara të personave të akuzuar për krime lufte. Zyrtarë perëndimorë dhe udhëheqës të lartë serbë i hedhin poshtë këto akuza, duke thënë se ushtarakët jugosllavë i kanë vendosur vetë dokumentat në çantën e diplomatit amerikan pas ndalimit të tij.

Incidenti ka rritur tensionin midis ushtarakëve të vijës së ashpër, të mbështetur nga presidenti Koshtunica, dhe kryeministrit serb, Zoran Xhinxhç e qeverisë së tij më pro perëndimore. Zoti Xhinxhiç e cilësoi ndalimin si një skandal të klasit të parë dhe tha se autoritetet ushtarake jugosllave ishin jashtë kontrollit. Presidenti Koshtunica i mbrojti veprimet ushtarake, duke i cilësuar si masa brenda kufijve ligjorë dhe tha se duhet bërë ç’është e nevojshme për të përcaktuar të vërtetën.

XS
SM
MD
LG