Lidhje

5 të vrarë, 45 të plagosur në Islamabad - 2002-03-17


Pesë vetë u vranë dhe 45 të tjerë u plagosën sot si pasojë e një sulmi me bombë gjatë shërbesave fetare të krishtere në një lagje diplomatike në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Mes të vdekurve ishin edhe gruaja dhe vajza e një diplomati amerikan, si edhe një afgan dhe një pakistanez. Kombësia e viktimës së pestë nuk është bërë e njohur ende.

Askush nuk është arrestuar, apo ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Policia e Pakistanit ka rrethuar zonën dhe ka filluar një hetim për ngjarjen. Një zëdhënës i policisë i tha Zërit të Amerikës se ende nuk dihet nëse ata që kryen sulmet ishin mes të vrarëve, ose të plagosurve nga shpërthimi.

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf shprehu keqardhjen për viktimat dhe familjet e tyre. Gjenerali Musharraf e dënoi sulmin dhe u zotua se do të gjente përgjegjësit për atë që ai e quajti një ”akt të tmerrshëm terrorist”.

Në Washington, Presidenti Bush shprehu zemërimin për çka ai i quajti ”akte vrasëse që nuk mund të pranohen dhe as të justifikohen”. Zoti Bush premtoi gjithashtu se do të bashkëpunojë ngushtë me Islamabadin për t’u siguruar që përgjegjësit të çohen para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG