Lidhje

Azil-kërkuesit koreanoveriorë mbërrijnë në Korenë e Jugut - 2002-03-18


25 të arratisur koreanoveriorë arritën në Korenë e Jugut pas një fundjave gjatë së cilës ata qendruan në Filipine nën masa të rrepta sigurie.

Grupi i të arratisurve, midis të cilëve 6 familje dhe dy vajza jetime, u hipën sot në një avion të linjave koreano-jugore në aeroportin e Manilës.

Ata ishin mbajtur në një bazë ushtarake të Manilës që pas arritjes së tyre nga Pekini të premten mbrëma. Të arratisurit kishin hyrë në ambsadën spanjolle në Pekin ku kishin kërkuar strehim politik.

XS
SM
MD
LG