Lidhje

Kina paralajmëron - 2002-03-19


Kina paralajmëroi se një seri veprimesh të gabuara nga ana e Shteteve të Bashkuara, siç i quajti ajo, do të kenë ndoshta efekt negativ mbi marrëdhëniet amerikano-kineze. Zyrtarët kinezë i kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara se lejuan Ministrin tajvanez të Mbrojtjes të merrte pjesë në një konferencë private në Florida këtë muaj.

Gjatë vizitës, Ministri i Mbrojtjes u takua me zyrtarë të lartë amerikanë. Zyrtarët kinezë janë gjithashtu të zemëruar lidhur me njoftimet e gazetave amerikane se Uashingtoni po studion mundësinë e ndryshimit të planeve të tij bërthamore, gjë që përsëri do t’i drejtonte armët bërthamore amerikane nga Kina. Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze tha se veprime të tilla kërcënojnë të prishin shanset me vlerë të krijuara nga vizita e fundit e Presidentit Bush në Kinë.

XS
SM
MD
LG