Lidhje

Në Izrael shpërthim në autobuz pasagjerësh - 2002-03-20


Zyrtarët izraelitë thanë se një person kreu një shpërthim në një autobus udhëtarësh në Izraelin verior, duke vrarë veten dhe të paktën 6 persona të tjerë. Sipas zyrtarëve, më tepër se 25 udhëtarë, shumica arabo-izraelitë, u plagosën në shpërthimin e kryer sot në mëngjes. Përgjegjësinë për incidentin e mori grupi ekstremist Jihadi Islamik.

Autoriteti palestinez e dënoi sulmin. Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se ky sulm tregon se udhëheqësi palestinez Yasser Arafat nuk ka hequr dorë nga politika e tij e terrorizmit. Zyrtarët palestinezë dhe izraelitë të sigurimit pritet të takohen sonte me ndërmjetësin amerikan Anthony Zinni për të biseduar mbi zbatimin e një plani armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG