Lidhje

Kush e vrau Biaxhin - 2002-03-20


Italia thotë se ka të ngjarë që grupi terrorist Brigadat e Kuqe mban përgjegjësinë për vrasjen e këshilltarit të lartë ekonomik qeveritar, Marco Biagi. Ministri i Brendshëm, Claudio Scajola, tha se duke u mbështetur në të dhënat policore, arma e përdorur për të vrarë zotin Biagi ditën e martë ishte e njëjta armë që u përdor për të vrarë një këshilltar tjetër qeveritar në vitin 1999. Brigadat e Kuqe kanë marrë përgjegjësinë për të dyja vrasjet. Shtetet e Bashkuara e cilësuan vrasjen e këshilltarit si nkjë akt terrorist mizor.

Këshilltari i qeverisë, Marco Biagi, ishte ekonomist i njohur italian dhe këshilltar i ministrit italianh të Punës, Roberto Maroni. Ai u vra të martën në mbrëmje nga dy persona në motoçikletë para shtëpisë së tij në Bolonja. Autoritetet shprehin mendimin se vrasja ishte politikisht e motivuar. Kryeministri italian, Silvio Berlusconi e quajti zotin Biagi “ njeri të përmbajtur dhe të dialogut.” Ai tha se me gjithë vrasjen e zotit Biagi, qeveria do ta vazhdojë procesin e reformave të punës. Zoti Berlisconi u bëri thirrje sindikatave të punës ta anullojnë grevën e përgjithshme dhe të rifillojnë bisedimet me qeverinë mbi reformat e punës.

Zoti Biagi ishte një nga autorët e propozimeve për reforma të punës, që kanë nxitur sindikatat më të mëdha të punëtorëve të kërcënojnë se do të fillojnë një grevë të përgjithshme muajin e ardhshëm. Projektligji i sapo propozuar i punës ka për synim ta bëjë më të lehtë shkarkimin nga puna të punëtorëve, në një vend ku miliona veta mbajnë vende të sigurta pune deri që dalin në pension.

Qeveria e kryeministrit Berlusconi është shprehur se reformat janë të nevojshme për të krijuar më shumë vende pune dhe përa ta afruar Italinë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Mirëpo, partitë e opozitës dhe sindikatat e punës kundërshtojnë me forcë.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Claudio Scajola, e cilësoi vrasjen si vrasje çnjerëzore prej firkcakësh të një njeriu që ushqente ide fisnore dhe kurajo.” Ai tha se vrasësit po përpiqeshin të minonin demokracinë në Itali.

Ministri i Brendshëm tha dje në parlamentin italian se vrasja ishte një përpjekje për të përhapur panik dhe shqetësim, për të mbytur çdo debat dhe shkëmbim paqesor idesh, për të sdhkatërruar dialogun dhe për të krijuar një përçarje të thellë në shoqërinë italiane.”

Ministri italian për çështje evropiane, Rocco Buttiglione, tha se vrasja është kryer nga njerëz që kërkojnë luftën civile. Edhe udhëheqësi i partisë më të madhe të opozitës, Piero Fassino, e dënoi me forcë vrasjen e zotit Biagi.

XS
SM
MD
LG